Analisti politik, Blerim Latifi, ka deklaruar se grupet të cilët po nxisin debate lidhur me religjionin po sponzorizohen nga Serbia.
Ai, përgjatë debatit televiziv “Pressing” në T7 ka thënë se edhe sekti i vehabizmit në Kosovë është sjellë nga Serbia.
“Grupet të cilat nxitin debate lidhur me fetë janë të sponsorizuara nga Serbia. Vehabizmi në Kosovë është projekt i Serbisë për me nxit një çamje të madhe brenda këtij kombi në baza fetare, si dhe ta krijojë një hendek të thellë midis kësaj shoqërie dhe Evropës Perëndimore. Ne si shtet jemi shtet sekular, ku secili komunitet fetar i njihen të drejtat dhe liria e besimit, organizimit, e kështu më radhe”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai e ka rrëfyer edhe një ngjarje të treguar nga një ekspert i sigurisë së lartë në Maqedoni.
“Mua më ka tregu një ekspert i sigurisë në Maqedoni me emër e më mbiemër se si shqiptarët një element kriminal kryen krime tërë natën dhe ditën e vë “tërrlemën””, ka shtuar Latifi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.