×
  • Lajme
  • Botë

    2 miliardë euro për Ukrainën nga BE-ja

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 14:49

    Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të ndarë një pako ndihmëse prej 2 miliardë eurove, me qëllim që të blihen predha artilerie, të nevojshme për Ukrainën në luftë me Rusinë.

    Siç raportoi mediumi francez AFP, ministrat u dakorduan të hënën në Bruksel që të nisin një iniciativë të përbashkët që t’ia sigurojnë Ukrainës të paktën 1 milion predha deri në vitin e ardhshëm si dhe t’i rimbushë rezervat.

    Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se pushtimi rus është zgjeruar në një luftë rrënuese dhe se i ka detyruar që t’i racionojnë forcat luftarake.

    Kievi tha se i duhen 350.000 predha në muaj për t’i ndihmuar trupat në frenimin e sulmeve të Rusisë dhe t’i lejojnë ata të nisin kundërofensiva të reja.

    Ushtria ukrainase tha se forcat ruse i kanë shtuar sulmet mbi qytetin Avdiivka, në rajonin e Donetskut, dhe se po tentojnë ta bëjnë atë një Bakhmut të dytë. Bakhmuti aktualisht është qendra kryesore e luftimeve. Trupat ruse kanë shkatërruar në masë të madhe qytetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!