×
  • Lajme
  • Botë

    “Ato janë batanijet e mia”, refugjatja ukrainase dallon plaçkat e shtëpisë mbi tankun rus

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 18:15

    Një refugjate ukrainase ka dalluar mbi një tank rus orenditë e saj shtëpiake, që i ishin vjedhur kur nisi lufta.

    Alina Koreniuk tha se tanku po transportonte boilerin e ri që kishte blerë, mbulesë tavoline, çarçafë me personazhet e Disney dhe një batanije të kuqe.

    Tanku ka qenë duke lëvizur në Popasna, një qytet në rajonin e Luhanskut, të cilin rusët e kanë marrë nën kontroll që nga 8 maji.

    Gruaja ukrainase që tani jeton në Angli, tha për BBC: “E dinim që gjithçka që rusët nuk do ta shkatërronin, do ta vidhnin. Ka shumë shtëpi në Popasna që janë bastisur./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!