Kanë vdekur 21 udhëtarë dhe janë lënduar 21 tjerë, derisa një autobus e ka humbur kontrollin mbi një urë në Siberi dhe ka rënë në lumë.
Në autobusin që përfundoi i rrotulluar, kanë qenë 43 udhëtarë dhe shoferi, i cili duket se nuk ka arritur të përshtatet me kushtet e rrugës.
Uji i lumit ishte i cekët dhe i ngrirë në tërësi, andaj autobusi që ra nga shtatë metra lartësi nuk është fundosur, por ka mbetur në atë formë.
Shumë njerëz kanë shkuar që t’i ndihmojnë viktimat, që u nxorën me shumë vështirësi, sepse dyer ishin mbyllur në tërësi.
Pamjet e shpërndara, e tregojnë edhe borën e bërgjakur, derisa disa të pranishëm qëndronin pranë autobusit të aksidentuar.
Hetimet lidhur me aksidentin kanë filluar, derisa nuk bëhet e ditur gjendja që kanë të lënduarit që po trajtohen në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.