×
  • Lajme
  • Botë

    Coronavirusi merr jetën e mbi 300 mijë njerëzve në botë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 20:24

    Më shumë se 300,000 njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga coronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, pasi pandemia kaloi edhe një moment tjetër të errët të enjten.


    Gjithashtu, janë regjistruar më shumë se 4.4 milion raste, shkruan CNN, përcjell Reporteri. Ndërkaq janë rreth 1 milionë e 700 mijë të prekur.

    Duke pasur parasysh mënyrat e larmishme në të cilat vende të ndryshme raportojnë shifrat Covid-19 dhe ndikimin e gjerë shoqëror të pandemisë, numri i vërtetë i infeksioneve dhe viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

    Vendi me më së shumti të prekur me coronavirus është SHBA-ja me mbi 1.4 milionë, e pasuar nga Spanja me rreth 272 mijë, më pas Rusia me 252 mijë, Britania e Madhe me 233 mijë, e kështu me radhë./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!