×
  • Lajme
  • Botë

    COVID-19, rritet numri i viktimave dhe i rasteve në Itali

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 11:41

    Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.


    Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, në këtë shtet kanë humbur jetën 356 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13314 raste të reja.

    Deri tani në Itali janë shënuar 96.348 viktima në total. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në Romë. Rajoni me më shumë raste të reja është Lombardia, me 2.480 raste të reja në orë.

    Pacientët e shtruar në repartet Covid janë 18.295, nga të cilët 2.146 në terapi intensive

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!