×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Erdogan e quan të cekët Macronin: Kontrollo mos të ka vdekur truri?

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 15:00

    “Vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek Amerika për të mbrojtur NATO-n, ngase jemi dëshmitarë se NATO-s i ka vdekur truri”, kështu deklaroi presidenti francez,  Emanuel Macron në një intervistë për The Economist.


    E këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit turk i cili e ka sulmuar ashpër Macronin, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komentoi deklaratat e presidentit francez, duke thënë se pikëpamja e Macronit tregon cektësinë e tij të të menduarit.

    Sipas Erdoganit, Macron së pari duhet të kontrollojë “vdekjen e trurit” të tij përpara se të bëjë deklarata të tilla për NATO-n. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!