I biri i presidentit amerikan, Joe Biden, Hunter, është shpallur fajtor për tri akuzat federale për armë, raporton BBC.
Vendimi i jurisë është marrë pas tre orësh arsyetim.
I biri i presidentit ishte akuzuar se ka gënjyer për përdorim të kokainës kur ka blerë një revole në vitin 2018, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai është shpallur fajtor për dy akuza për dëshmi të rreme dhe një për posedim të jashtëligjshëm të armës.
Hunter mund të përballet me 25 vjet burgim teksa ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza.
Gjykimi i profilit të lartë është zhvilluar në kohën kur babai i tij do të rikandidojë për president. Kjo është hera e parë që një fëmijë i presidentit aktual shpallet fajtor për krime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.