×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital, krejt çka dihet deri tash për gjendjen e tij shëndetësore

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 16:45

    Mëngjesin e sotëm është raportuar se ish-presidenti amerikan Bill Clinton është duke u trajtuar në spital për një infeksion.

    Sipas mediave ndërkombëtare, ai është pranuar në spital të martën në mbrëmje.

    Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar se 75-vjeçari është pranuar në një spital në Kaliforni për një infeksion jo COVID-19, shkruan Gazeta Reporteri.net.

    Sipas “Reuters”, Angel Urena, zëdhënësja e Clinton-it, ka bërë të ditur se ky i fundit është duke marrë shërim në spital, pas dy ditësh trajtimi.

    “Ai është në shërim, me shpirt të mirë dhe tepër mirënjohës për mjekët, infermierët dhe stafin që i japin atij kujdes të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Urena në Twitter.

    Ndërsa, sipas “CNN”, Clintoni shkoi në spital pasi ndjeu lodhje, dhe pastaj u diagnostifikua me një infeksion të qarkullimit të gjakut, për të cilën mjekët besojnë se filloi si një infeksion i traktit urinar.

    Në një artikull të publikuar, “CNN”-i ka shkruar se mjekët e Clinton-it, Alpesh Amin dhe Lisa Bardack kanë thënë se “ai u pranua në spital për monitorim të afërt dhe i janë dhënë antibiotikë dhe lëngje”.

    “Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm. Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve” thanë ata në një deklaratë.

    Ata shtuan: “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Reporteri.net.

    Clintoni ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1993 deri më 2001. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!