×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli një hap përpara, zbulon antitrupin që eliminon coronavirusin

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 12:36

    Izraeli e ka bërë hapin e parë në gjetjen e kurës për koronavirusin. Ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennet, njoftoi se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusin.


    Kjo do të thotë një arritje e madhe, sipas tij, pasi injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit.

    Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.

    “Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”, deklaroi ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!