×
  • Lajme
  • Botë

    Katër të burgosurve në Guatemalë u pritet koka

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 13:23

    Katër të burgosurve u është prerë koka gjatë një përleshjeje mes grupeve kriminale rivale në një burg në Guatemalë. Lajmin e bëri të ditur policia vendase.


    Mësohet se burgosurit e grupit kriminal ‘Mara Salvatrucha and Barrio 18 gangs’ u përleshën me grupin rival për tregtinë e drogës. Burgu 200 km larg kryeqytetit të Guatemalës ka më shumë se 2000 të burgosur.

    Rreth 500 policë ishin vendosur për të marrë kontrollin e burgut, tha zëdhënësi i policisë kombëtare, Jorge Aguilar.

    ”Deri në këto momente kemi informacione për 4 të vdekur. Sipas informacioneve paraprake thuhet se atyre u është prerë koka”- tha zëdhënësi i policisë. “Policia dyshon se trazirat u përhapën kur një anëtar i një grupi kriminal sulmoi një rival në shenjë hakmarrjeje për trazirat e ndodhura së fundmi”, shtoi Aguilar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!