Anëtari i Presidencës së BiH, Milorad Dodik tha të mërkurën se ata janë gati për konflikte të armatosura në Republikën Srpska dhe se në rast të një skenari të tillë, ata do t’i thërrisnin “miqtë” për t’i mbrojtur.
“Nëse është e nevojshme, ne do t’i mbrojmë edhe forcat tona. Nëse ata vijnë për të thënë se NATO do të ndërhyjë, ne do të kërkojmë ndihmën e miqve tanë të cilët na thanë qartë dhe me zë të lartë se ata kurrë nuk i lënë miqtë e tyre në baltë” tha Dodik një intervistë për Televizionin RS.
Ai nuk shpjegoi saktësisht se për cilët miq ndërkombëtarë e kishte fjalën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.