Ministri për Strehimin në kabinetin e qeverisë së Izraelit ka dhënë dorëheqjen pas planit për të vendosur një izolim të dytë kombëtar për shkak të coronavirusit.
Sipas ministrit, ky vendim do të parandalonte popullin hebre që të festonte data të shenjta të këtij muaji.
Izolimi do të hyjë në fuqi të premten, por sipas ministrit qytetarët nuk do kenë mundësi të festojnë Yom Kippur, ditën më të shenjtë të kalendarit hebre, me 27 shtator.
Yaakov Litzman kërcënoi se do të tërheqë partinë e tij nga koalicioni qeverisës. Në letrën e dorëheqjes ai shkruan: Kjo është gabim dhe po përbuzen mijëra qytetarë. Ku ishit deri tani? pse festat hebraike qenkan rreziku për coronavirusin?
Ndërsa ministri i brendshëm Aryeh Deri, tha se mbështet vendosjen e izolimit dhe se mosrespektimi i tyre do ishte baras me vrasje. Kur shpërtheu pandemia, Izraeli u izolua nga muaji mars në muajin maj.
Vendi ka 153 mijë raste, 113 mijë të shëruar, 1,103 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.