×
  • Lajme
  • Botë

    NATO pezullon mbështetjen për Afganistanin e ‘pushtuar’ nga talebanët: Detyrë e jona është evakuimi i banorëve në rrezik

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 16:56
    Kthimi i talebanëve në Afganistan / Reporteri

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutuan të enjten për situatën në Afganistan. Ata u shprehën të shqetësuar me zhvillimet e fundit atje dhe bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.


    ”Detyra jonë e menjëhershme tani është të përmbushim angazhimet tona për të vazhduar evakuimin e sigurt të qytetarëve tanë, shtetasve të vendeve partnere dhe afganëve në rrezik, në veçanti atyre që kanë ndihmuar përpjekjet tona. Ne u bëjmë thirrje atyre që kanë autoritet në Afganistan të respektojnë dhe lehtësojnë nisjen e tyre të sigurt dhe të rregullt, përmes Aeroportit Ndërkombëtar, Hamid Karzai, në Kabul.”

    Tutje në qëndrimin e NATO-s është bërë e ditur që Aleanca e Atlantikut Veriorë ka pezulluar çdo mbështetje për autoritetet afgane.

    “Çdo qeveri e ardhshme afgane duhet t’i përmbahet detyrimeve ndërkombëtare të Afganistanit; mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë afganët, veçanërisht të grave, fëmijëve dhe pakicave; të mbështesin sundimin e ligjit; lejojnë qasje të papenguar humanitare dhe të sigurohen që Afganistani të mos shërbejë më kurrë si një strehë e sigurt për terroristët.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!