Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është zotuar që t’i përgjigjet sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Ai e përshkruan atë si “një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike në histori”, raporton BBC.
“Asnjë vend në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë ndaj qyteteve dhe qytetarëve të tij dhe as Izraeli nuk do ta pranonte.
Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për të mbrojtur veten dhe për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve – dhe ne do ta bëjmë këtë”, u shpreh Netanyahu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.