Efektivi grek i policisë i arrestuar pak ditë më parë për abuzimin e një 19-vjeçare është përballur edhe me një tjetër akuzë. Ai dyshohet se për disa vite me radhë kishte torturuar duke dhunuar të shoqen me të cilën ka edhe një vajzë.
Mediat greke kanë publikuar dëshminë e saj, teksa ajo thotë se u përpoq disa herë të shpëtojë nga duart e tij. Tashmë ajo do të përpiqet të marrë kujdestarinë e vajzës e cila po qëndron te prindërit e ish partnerit.
Kur u takua me të për herë të parë nuk e kishte kuptuar asnjë herë se kishte rënë në dashuri me një “përbindësh” që më pas do të bëhej babai i vajzës së saj.
Ajo gjeti rastin e duhur dhe u largua nga shtëpia në vitin 2019, një vit pasi ata kishin nisur procedurat e divorcit. Pak ditë më vonë 39-vjeçari shpalli zhdukjen e saj duke e deklaruar të humbur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.