×
  • Lajme
  • Botë

    Policia e arreston gruan që refuzoi ta vendoste maskën

    Reporteri
    02 Shkurt 2020 | 15:16

    Në disa pamje të publikuara në internet shihet se si policia kineze e rrëzon një grua në dysheme dhe e arreston një grua, e cila refuzonte ta vendoste maskën si masë mbrojtëse nga koronavirusi.


    Gruaja, e identifikuar me mbiemrin Qiu, raportohet se u arrestua në momentin kur refuzoi ta respektonte urdhrin e autoriteteve që të gjithë personat që dalin në vende publike të vendosin maska të fytyrës. Rasti ndodhi në provincën Guangdong, e cila shtrihet në pjesën jugore të Kinës.

    Qeveria rajonale, e cila është përgjegjëse për rreth 113 milionë banorë, e futi në fuqi këtë urdhër dhe mori vendim që të gjobiten personat që nuk e zbatojnë atë, shkruan “Metro UK”.

    Kjo grua më herët ishte grindur me disa shitës, sepse ata kishin kërkuar që ajo ta vendoste maskën, por kishte refuzuar.

    Pas arrestimit, gruaja u dërgua në spital për t’ia bërë analizat, por rezultatet treguan se ajo nuk ishte e infektuar me virusin e rrezikshëm.

    Ndryshe, më shumë se 300 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar për një muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!