×
  • Lajme
  • Botë

    Putinit s’i del inati për afrimin e Serbisë me SHBA-në, anulon vizitën në Beograd

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 22:50

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, ashtu siç ka paralajmëruar në disa raste presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan të mërkurë gazeta serbe “Danas”.


    Kjo gazetë, bazuar në burimet e saj diplomatike thotë se Rusia nuk është e kënaqur që së fundi Serbia është afruar shumë me SHBA-në sa i përket politikës së jashtme, sidomos pas takimit të 4 shtatorit në Washington ku u firmosen zotime nga Serbia e Kosova për normalizim ekonomik.

    “Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë shënon dhe një kthesë në humbjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjë që e nervozon Kremlinin. Serbia po e zgjidh çështjen me Kosovën pa pjesëmarrjen e Rusisë dhe po afrohet me SHBA-në, e cila po rritet në kurriz të Rusisë”, ka thënë burimi i gazetës “Danas”.

    Vuçiqi gjatë vizitës së tij në Moskë në qershor, kishte thënë se Putini ia ka konfirmuar kthimin e vizitës gjatë tetorit. Vuçiqi këtë e kishte quajtur “ngjarje të mahnitshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!