×
  • Lajme
  • Botë

    Indi: Po bënin selfie, rrufeja i vret 11 persona

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 10:25

    Rrufeja iu morri jetën 11 persona dhe i la të lënduar rreth 30 të tjerë, në Indi, tek sa po bënin selfie.


    Rastin e ka bërë të ditur policia lokale e cila raporton se shumica e të vdekurve ishin adoleshentë, raporton BBC.

    Në ndërtesë, gjendeshin 27 persona, ndërsa 11 mbetën të vdekur pjesa tjetër iu nënshtruan tretmanit mjekësor si pasojë e lëndimeve.

    Zyrtari i lartë i provincës, Ashok Gehlot, ka njoftuar se do ti kompensoj familjet e viktimave me nga 6 mijë e 700 dollarë,.

    Departamenti Meteorologjik i Indisë thotë se ka pasur numër të madh të goditjeve nga rrufeja, e gjitha si pasojë e ndryshimit të klimës dhe monsuneve.

    Periudha e monsuneve në Indi karakterizohet me reshje të mëdha, ku disa prej tyre qojnë në përmbytje.

    Të dhënat tregojnë, se numri i incidenteve të shkaktuara nga rrufeja, është rritur me 30-40 për qind që nga vitet e 90-eta. Rreth 2000 njerëz në Indi vdesin çdo vit si pasojë e goditjeve nga rrufeja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!