×
  • Lajme
  • Botë

    Scholz: Gjermania dhe BE-ja deri në pranverë do të trajnojnë mbi 5 mijë ushtarë ukrainas

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 22:27

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur se Gjermania dhe Bashkimi Evropian (BE) deri në pranverë do të trajnojnë mbi 5 mijë ushtarë ukrainas.

    Duke iu drejtuar ligjvënësve para samitit të sotëm të liderëve të BE-së, Scholz tha se vendet evropiane do të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën pas sulmeve të fundit të Rusisë, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

    “Ministrat e jashtëm të BE-së kanë vendosur për një mision të ri trajnimi për rreth 15 mijë ushtarë ukrainas në BE. Një nga dy selitë do të jetë në Gjermani. Deri në pranverë, ne do të trajnojmë një brigadë të plotë me mbi 5 mijë ushtarë. Me këtë, ne po theksojmë gatishmërinë tonë për të ofruar mbështetje afatgjate për ndërtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Scholz.

    Kancelari gjerman dënoi sulmet e fundit ushtarake të Rusisë dhe tha se sulmet e qëllimshme ndaj popullatës civile janë krime lufte.

    Ai gjithashtu theksoi se Gjermania do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë për të ndihmuar vendin të forcojë mbrojtjen kundër sulmeve të reja.

    “Në muajin qershor, ne premtuam dërgimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore (bateritë IRIS-T) në Ukrainë. Javën e kaluar ia dorëzuam Ukrainës të parën prej tyre, më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Tre të tjera do të pasojë sa ma parë”, tha Scholz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!