×
  • Lajme
  • Botë

    Shiste libra para ‘Amazon’. Historia e Jeff Bezos: Paratë e biznesit m`i dhanë prindërit

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 11:16

    Falë suksesit të Amazon, themeluesi Jeff Bezos, 56 vjeç është sot njeriu më i pasur në botë. Por kur ai filloi me projektin më të rëndësishëm të jetë, ndërkohë që shiste libra në internet (1994) ai mendoi se me shumë mundësi biznesi i ri do të dështonte.


    Në një intervistë të vitit 2000, Bezos ka treguar: Mendoja se kishte vetëm 30 % shans që mund të ngrija një kompani të suksesshme. Nuk e mendoja kurrë se do të ndërtoja atë që është sot Amazon dhe duhet ta pranoj që jam më i befasuari në planet.

    Në vitin 1995, prindërit e tij i dhanë një shumë prej 245 mijë e 573 dollarë për të ngritur biznesin, por kur mori paratë ai iu tha: Ka shumë mundësi që ti humbisni të gjitha këto para me investimin në këtë kompani!

    Edhe pse prindërit e Bezos i siguruan mbështetjen financiare, ata ishin të shqetësuar për vendimin që djali i tyre kishte marrë.

    Nëna e tij Jacklyn Bezos duke marrë parasysh të gjitha rreziqet e këshilloi: Mos e lër punën që ke aktualisht. Të paktën mund të punosh në fundjavë dhe gjatë natës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!