×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Sulm me thikë në një qendër tregtare në Australi, raportohet për katër të vrarë

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 9:23

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction të Sidneit, ku raportohet se katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me thikë.

    Një nënë dhe foshnja e saj 9 muajshe, kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e duhur.

    Sipas informacioneve, autorët ishin dy, një prej të cilëve u qëllua për vdekje nga policia, gjithnjë sipas raportimeve të mediave të huaja.

     

    Një dëshmitare, e cila sot është mbyllur brenda një dyqani tha se ka dëgjuar të shtëna dhe britma.

    “Ne jemi absolutisht të tmerruar,” tha ajo.

    Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike dhe kapjen e autorit. /abcnews

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!