Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vijon të mos e njohë rezultatin e zgjedhjeve duke i riquajtur ato të manipuluara.
Përmes një postimi në “Twitter”, Trump shkruan se Administrata e tij ka bërë punë të mrekullueshme në bërjen e zgjedhjeve më të sigurta, ndërkohë që demokratët s’kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë manipuluar.
“Për vite, demokratët kanë predikuar se sa të pasigurta dhe të manipuluara kanë qenë zgjedhjet tona. Tani ata janë duke thënë se çfarë pune të mrekullueshme bëri Administrata Trump në bërjen e zgjedhjeve më të sigurta ndonjëherë në vitin 2020. Në fakt, kjo është e vërtetë, përveç asaj që bënë demokratët. Zgjedhje të manipuluara!”, shkruan Trump.
Ndërkaq, mediat amerikane raportojnë një fitore të Joe Biden me 290 vota elektorale, ndërkohë që presidenti Trump numëron 217.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.