×
  • Lajme
  • Botë

    Vala e të nxehtit në SHBA, të paktën 6 të vdekur

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 18:38

    Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur.


    Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në natyrë, si festivale, koncerte e ndeshje sportive.

    Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e larta, edhe pse nën 40 gradë, jepnin ndjesinë e të qënit 43 gradë Celsius e më tepër, për shkak të lagështirës.

    Në mbarë Shtetet e Bashkuara njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë të moshuarve.

    Por metereologët kanë dhënë një lajm të mirë, një rrymë e ftohte ajri është duke ju afruar brigjeve lindore të vendit, duke sjellë pak fresk, por gjithashtu shira dhe stuhi që mund të shkaktojnë përmbytje./ VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!