×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabic i kundërpërgjigjet Pacollit: Shkoj në Kosovë kur të dua

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 19:26

    Ministria e Jashtme ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrjen përgjithmonë në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic.


    Por kryeministrja serbe fare nuk po brengoset pasi thotë se se ndjehet e sigurt se sa herë të dojë të shkojë në Kosovë, do të i mundësohet.

    Ajo ka deklaruar se nuk e brengosin shumë deklaratat e ministrit kosovar Behgjet Pacolli që do ti ndalojnë hyrjen në Kosovë, si reagim ndaj deklaratave të saj se udhëheqësit kosovarë kanë dalë nga mali.

    Brnabic ka thënë sot “Ata ishin në uniformë në mal, e prej saj dolën e u bënë menjëherë pjesë e elitës politike në Prishtinë. Do të më pëlqente sikur të vinin nga qarqe jo politike, por nuk janë. Pacolli nuk doli nga mali dhe më habitë që është gjetur mes të thirrurve”.

    Ajo  vazhdoi duke thënë se “udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës ishin akuzuar për krimet më të rënda, por u liruan pasi të gjithë dëshmitarët u vranë gjatë gjykimit”.

    Brnabic vazhdoi me ‘vlerësimet’ e saja duke thënë se “Këta janë persona që ndalojnë rrjedhën e mallrave, e hapi tjetër është ndalimi i lirë i lëvizjes së njerëzve, ani pse bëhet për të vlera themelore të qytetërimit. Nëse mendojnë se është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, unë nuk pajtohem me këtë”.

    Këto deklarata kryeministrja serbe i tha para gazetarëve në konferencën për shtyp së bashku me Kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pellegrini.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!