×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështja e postit të presidentit, ‘Periskopi’: Haziri e Veliun shihen në një restorant në Prishtinë

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 21:57

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri është takuar në një restorant të Prishtinës më deputetin e kësaj partie, Agim Veliu.


    Në fotografinë që ka siguruar Periskopi, shihen Haziri e Veliu në një darkë në një restorant në kryeqytet.

    Ndryshe, Haziri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK’së, tha se nesër do të takohen me deputetët e LDK-së, për të biseduar mbi rolin e tyre politik në krijimin e institucioneve, konkretisht, votimin e presidentit.

    Deri më tani dihet se Veliu nuk ka disponim për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e takimit me Hazirin për ta bindur atë. / periskopi

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!