×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë po mendonte Kurti kur tha: Edhe unë komunikojë me Grenellin, por nuk duhet që dikush të shkojë të shtrihet te Grenelli

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 10:52

    Kurti në një nga fjalimet e tij të djeshme në Kuvend, tha se edhe ai komunikon me Grenellin, por dikush ka shkuar e është shtrirë te ai.


    Kyreministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvend, në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, reflektonte shumë i acaruar në LDK’në, e sidomos në tre zyrtarë të kësaj partie, Avdullah Hotin, Agim Veliun e Skender Hysenin, të cilët ishin ata që e kishin takuar të dërguarin amerikan për Kosovën, Richard Grenell.

    Ai në një nga fjalimet e tij, tha se këta tre zyrtarë të LDK’së kishin marrë fuqi pas takimit që kishin pasur me Grenellin, dhe për ta tha se kanë shkuar dhe janë shtrirë te ai.

    Kurti tha se edhe ai komunikon me Grenellin, por nuk mendon se duhet shkuar për t’u shtrirë te ai. Por, çfarë deshi të thotë ai me këtë shprehje, pasi nuk e sqaroi më shumë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Megjithatë, një gjë që dihet e është publike për jetën private të përfaqësuesit amerikan për Kosovën, është se Grenell ka orientim homoseksual, dhe se është i martuar me një mashkull.

    Nuk dihet nëse kryeministri Kurti e kishte fjalën për këtë apo për diçka tjetër, por këtë ai mbetet të e sqarojë vetë. Por, ajo që dihet, në secilin variant, kjo shprehje ishte për të fyer kundërshtarët e tij politik, të cilët kishin vendosur që të ja ndërprenin mandatin e kryeministrit ende pa i bërë 100 ditë qeverisje.

    “Pra unë po ua them bindjen time nga ky bashkëpunim i deritanishëm. E kjo është se vendimmarrjen në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e kanë ata që shkuan ta takojnë Grenellin. Kjo është e vërteta. Edhe unë kontaktojë me Grenellin. Mirëpo, nuk mendoj se dikush duhet të shkojë e të shtrihet te Grenelli. E zv.kryeministri (Avdullah Hoti), ish’ministri i Brendshëm (Agim Veliu) dhe Skender Hyseni, kanë marrë shumë fuqi prej lartë nga ky takim. Një lloj legjitimiteti prej lartë, kur mungon ai poshtë. E kjo është reflektu edhe në qeverisjen time. Prej nga kjo fuqi vendimmarrëshe? Ajo duhet të vijë veç nga populli, s’guxon të vijë nga faktorë të tjerë”, tha Kurti në këtë pjesë të fjalimit të tij në Kuvend.

    Se ai kishte pezmë në ata që e kishin takuar Grenellin, e tregoi edhe veprimi i tij i mbrëmshëm. Me t’u rrëzuar qeveria e tij, Kurti afër mesnatës shkoi në zyrën e tij në qeveri dhe nënshkroi edhe një shkarkim, atë të zv.kryeministrit të parë. Pra, pas Agim Veliut që e shkarkoi nga pozita e ministrit të brendshëm, Kurti shkarkoi edhe Hotin nga pozita më e lartë qeveritare që LDK kishte në qeverinë e koalicionit, i cili mori fund dje, kur mocioni i mosbesimit u votua nga 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!