×
  • Lajme
  • Lajme

    Çifti nga Ferizaj u bënë ‘copë’ me thika mes vete, përfunduan në spital

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:44

    Zënka mes një çifti në Ferizaj, mëngjesin e sotëm, ka përfunduar me lëndime. Çifti kanë përfunduar në spital, derisa personi i gjinisë mashkullore kishte rezultuar i kërkuar nga Policia. Në momentin e përleshjes, çifti dyshohen se kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.


    Një zënkë mes një çifti në Ferizaj, është pasuar me rrahje mes tyre. Por, nuk ka mjaftuar me aq. Çifti kanë përdorur edhe thikat gjatë përleshjes, duke i shkaktuar njeri tjetrit gërvishtje në trup, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Fjala është për një mashkull kosovar dhe një femër nga Shqipëria.

    Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së martës, pa zbardhur drita, në një lagje jo shumë larg qendrës së qytetit të Ferizajt.

    Çifti, të dy kanë përfunduar për trajtim mjekësorë, në emergjencën e spitalit rajonal të këtij qyteti.

    Rastin është duke e trajtuar Policia e Kosovës.

    Këta të fundit, zbuluan se personi i gjinisë mashkullore, i përfshirë në rast, ka qenë i kërkuar nga Policia e Pejës, për një rast tjetër penal.

    Reporteri.net merr vesh se çifti, në momentin e përleshjes, gjatë të cilës përdoren edhe thikat, dyshohen të kenë qenë nën ndikimin e alkoolit.

    Behet e ditur se thikat e përdorura janë konfiskuar në vend ngjarje, derisa banesa ku ndodhi rasti u gjet në gjendje të konsiderueshme të demoluar, si pasojë e zënkës së dhunshme.

    Rasti po hetohet në procedurë të rregullt nga Polica e Prokuroria e Ferizajt, derisa është duke u trajtuar si rast i “Lëndimit Truporë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!