Zyra e Rregullatorit për Energji përmes një njoftimi bëri të ditur se i ka dhënë licencë për tregtimin e energjisë elektrike “Management & Development Associates L.L.C.”, kompanisë që e kishte themeluar Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.
Për këtë ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se një gjë e tilllë s’është aspak befasi.
Sipas saj, krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante.
“Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në WhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike. Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria. Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
/Reporteri.net/
ZRRE e licencon për tregti me rrymë kompaninë e vëllait të shefit të kabinetit të Kurtit