Një takim historik do të ndodhë nesër në Kosovë. Dy rivalët politikë, Hashim Thaçi, që tani është president dhe Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve , takohen nesër në ora 15:00, pas tri tentativave për takime, thirrje mes letrave, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim, Albin Kurti pritet të marrë mandatin për formimin e qeverisë. Pas kësaj, ai ka 15 ditë kohë të gjejë votat për formimin e qeverisë.
Por çka ndodhë nesër në takim, si procedurë dhe protokoll?
Takimi zakonisht nuk pritet të zgjasë shumë. Formalisht Thaçi e pret Kurtin në zyrë. Një shtrëngim duarsh në hyrje të saj apo mënjherë brenda zyrës.
Përmes një dekreti ia jep mandatin Kurtit. Ndodhë një fotografi dhe dorëzimi i dekretit.
Ramush Haradinaj është kryeministri në largim dhe ai ishte mandatuar nga Thaçi, pasi që Kadri Veseli, kreu i PDK-së dhe koalicionit PAN propozoi atë për mandatar.
Këtu më poshtë gjeni postimin e Thaçit me Haradinajn: