×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka thotë neni 7 i marrëveshjes, që do të nisë së “implementuari menjëherë” nga Kosova

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 0:09

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në adresimin për media pas takimit maratonik në Ohër, ku bëri të ditur lajmin se palët janë dakorduar për aneksin e zbatimit të planit të BE-së, ndër të tjera ka thënë se zbatimi i Planit evropian do të nisë së implementuari menjëherë me nenin 7.

    Por, çka thotë neni 7, për të cilin ka pasur shumë reagime në Kosovë, e që sipas opozitës është më problematik sesa ai që flet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ky nen në Planin Evropian, të publikuar nga BE-ja, thotë se “palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

    Po ashtu ky nen flet edhe për “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës”.

    “Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në nenin 7.

    Për këtë nen ka folur gjatë adresimit për media që po vazhdon edhe kryeministri Kurti.

    “Nuk është vetëqeverisje aty, është vetmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe angazhohem edhe për serbët e të gjitha pakicat tjera dhe u shërbej të gjithëve. Në këtë aspekt ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të pakicës serbe, dhe ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, duke mos harruar që pakoja e Ahtisarit u ka krijuar hapësirë mjaft të madhe ti gëzojnë të drejtat”, u shpreh Kurti. /Reporteri.net/

    Kurti flet për nenin 7, që Borrell tha se duhet të nisë së implementuari menjëherë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!