Edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë, i 12-ti me radhë.
Klinika Infektive ka njoftuar se bëhet fjalë për një persona Komuna e Ferizajt i cili ishte infektuar me coronavirus, shkruan Reporteri.
Klinika bën të ditur se pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.
I njeri kishte qenë në gjendje të rëndë dhe njoftohet se ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë dy persona dhe u konfirmuan 26 rate të reja. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.