×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Është e mundur që holandezja Eichhorst ta ketë shkruar “non-paper”

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 13:20

    Për shkak të qëndrimit të palëkundur për mosnjohjen e Kosovës, Serbia ishte e ekspozuar ndaj letrave të ndryshme. Kështu tha sot kryeparlamentari serb Ivica Daçiq, i cili nuk përjashtoi mundësinë që Angelina Eichhorst ta ketë shkruar “non-paper” e fundit “për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.


    Daçiq këtë e ka arsyetur me faktin se sipas tij ” Eichhorst ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës për vite me radhë”.

    Shefi i parlamentit serb tha për TV Pink se Eichhorst diplomatja holandeze e cila ka pozitë të lartë në Shërbimin Evropian të Jashtëm përmendet si autore e “non-paper” të Gjermanisë dhe Francës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,” mbante lidhje me Beogradin gjatë gjithë këtyre viteve dhe me Prishtinën, por që ajo nuk mund ta kishte shkruar vetë dokumentin dhe ndoshta të ishte këshilluar me dike” .

    Mediumi i afërt me Qeverinë “Kurir” publikoi sot një shkrim ku pretendon se holandezja Angelina Eichhorst e ka shkruar të ashtuquajtur “non-paper” për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!