×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH: ShBA-ja mbetet palë aktive në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë

    Reporteri
    26 Janar 2023 | 8:20

    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha se SHBA-ja mbetet palë aktive në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe mbështet fuqishëm vazhdimin e negociatave të ndërmjetësuara nga BE.

    Ai tha se angazhimi i SHBA-së ka qenë i madh gjatë kësaj administrate.

    “Unë mendoj se ju e keni parë këtë gjatë kësaj administrate. Vetëm kohët e fundit, Zëvendës ndihmës sekretari ynë Gabriel Escobar, së bashku me përfaqësues të lartë të BE – Gjermania, Franca dhe Italia – udhëhoqën një mision të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd për të diskutuar një propozim për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Price.

    Ai po ashtu shtoi se mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është që sa më shpejtë të fillojë procesi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    Kështu u shpreh ai para një konferencë për media, teksa shtoi se SHBA-të inkurajojnë përfaqësuesit serbë të kthehen sa më shpejtë në institucionet e Kosovës.

    “Ne kërkojmë nga palët që të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut duke përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe”, u shpreh ai.

    Kujtojmë se në Kosovë po qëndron, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Ai pas një darke pune që pati mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, tha se se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive. Lajçak tha se me Kurtin e Bislimin u dakorduan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

    “U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak. /Reporteri.net/

    Lajçak pas takimit me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!