Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka qenë i ftuar në emisionin Rubikon për të diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për aktakuzat e paralajmëruara nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Haradinaj ka thënë në emision se kjo gjë është një goditje ndaj lirisë së Kosovës.
Po ashtu, ai ka folur edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se UÇK është përpjekja më e madhe e shekullit të kaluar për shqiptarët.
“Kapitulli i luftës sonë është një prej më të mirëve që e ka pasur historia jonë. Prej Lidhjes së Prizrenit, prej pavarësisë së Shqipërisë, e deri në luftën e fundit, nuk ka pasur përpjekje më serioze, më gjithëkombëtare, më unike se sa lufta e UÇK-së”, tha ai.
Shefi i deputetëve të AAK-së tha se kombi shqiptar me sukses arriti pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj, gjatë emisionit foli edhe për raportet e veçanta të Kosovës me Shtëpinë e Bardhë.
Ai tha se pa atë shtëpi në Uashington, Kosova nuk do t’i gëzonte tërë këto arritje.
“Jemi krenarë me Shtëpinë e Bardhë dhe si rezultat i përkrahjes së asaj shtëpie jemi sot këtu ku jemi, qoftë me shtet, qoftë me ushtri, qoftë me të gjitha. Çmimi që dikush sot mund ta paguajë, është shumë i vogël karshi storieve të suksesit që i ka arritë Kosova”, theksoi ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.