×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Deklarata për SHBA-në, Çitaku i reagon Kurtit: Nihilist e cinik, do të mbetesh pa asnjë rezultat

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 22:22

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për deklaratën e tij të fundit për SHBA-në.

    Çitaku i tha Kurtit se Amerika nuk e sheh me sytë e tij Serbinë, por as Kosovën, pasi sipas saj, në sytë e Kurtit, Kosova është shkatërruar qe dy dekada.

    “Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru qe dy dekada. Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillilu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbetë pa asnjë rezultat”, shkroi Çitaku.

    Kryeministri Albin Kurti  në një intervistë në emisionin “Public Square” me Ditmir Bushatin, tha se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shohin Serbinë siç ai e sheh, mirëpo ka shtuar se as ata nuk duhet të presin që ai Beogradin ta shohë me sytë e tyre.

    Ndaj kësaj deklarate të Kurtit sonte reagoi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj e ka quajtur Kurtin “të mjerë”, teksa thotë se kryeministri Albin Kurti flet vetëm në emër të vetin, e jo të popullit Kosovës. /Reporteri.net/

    Deklaratat për SHBA-në, Haradinaj i reagon Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj- na shpëtuan nga zhdukja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!