×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK’së: Edhe po të rrinte deri për Vitin e Ri, Kurti s’do të mund të realizonte takime si të Rugovës e Thaçit

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 18:18

    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka komentuar vizitën dyjavore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai e ka quajtur dështim këtë vizitë të të parit të Qeverisë, derisa e ka krahasuar këtë vizitë me ato të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ai duhet ta pranojë që vizita e tij ka qenë e dështuar”, ka thënë Beqa.

    Beqa ka deklaruar se Kurti po të qëndronte deri për vit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund të arrinte të aranzhonte nivele të takimeve që kanë realizuar ish-presidenti Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi.

    “Jam shumë optimist se me pas nejt deri për Vit të Ri se s’kish mujt me ba nivele çfare i ka taku Rugova në atë kohë apo z.Thaçi apo secili dikush tjetër që e ka përfaqësu Republikën e Kosovës në atë kohë”, ka thënë Beqa në Frontal të T7.

    Sipas tij, pritja e Ramush Haradinajt në Departament të Shtetit ishte më e lartë për nga niveli se takimet e kryeministrit Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!