×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomatët kosovarë e malazezë takohen në Podgoricë, flasin për shumë tema por jo për demarkacionin

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 20:35

    Zyrtarë të ministrive të jashtme të Kosovës dhe të Malit të Zi janë takuar në Podgoricë për të diskutuar për tema të ndryshme. Kanë folur për çështje të sigurisë, ekonomike, por jo edhe për demarkacionin e kufirit. Së paku në njoftimin e Ministrisë s’përmendet një diskutim i tillë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tema e korrigjimit të kufirit është përmendur disa herë nga zyrtarë të lartë të të dy shteteve dhe së fundi është njoftuar se komisionet përkatëse do të takohen për të kryer punët në terren, megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur.

    “Përgjatë takimit u diskutua për marrëveshjet bilaterale të cilat janë në proces të finalizimit, situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin në dimensionin multilateral, thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimet e përbashkëta infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Sipas MPJD’së, Zëvendësministri Ahmeti e ka njoftuar delegacionin malazez për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke vënë theksin në procesin e tanishëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Poashtu u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe masat që kanë ndërmarrë të dyja vendet, sidomos pas situatës së krijuar nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Ndikimi i dëmshëm i vendeve të treta në rajonin tonë është shqetësim i përbashkët dhe bashkëpunimi për luftimin e tij është i domosdoshëm.

    Të dyja palët u pajtuan që t’i angazhojnë departamentet përkatëse të të dyja Ministrive për bashkëpunim të ngushtë për procesin e integrimeve evropiane dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë”, ka njoftuar Ministria.

    Njoftimi i plotë i MPJ-së:

    Ministritë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi mbajtën konsultimet politike.

    Konsultimet politike u mbajtën në Podgoricë dhe u udhëhoqën nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Malit të Zi, z. Ljubomir Mišurović.

    Përgjatë takimit u diskutua për marrëveshjet bilaterale të cilat janë në proces të finalizimit, situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin në dimensionin multilateral, thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimet e përbashkëta infrastrukturore.

    Zëvendësministri Ahmeti e njoftoi delegacionin malazez për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke vënë theksin në procesin e tanishëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai falenderoi Malin e Zi për mbështetjen e pakusht në këtë proces të anëtarësimit.

    Poashtu u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe masat që kanë ndërmarrë të dyja vendet, sidomos pas situatës së krijuar nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Ndikimi i dëmshëm i vendeve të treta në rajonin tonë është shqetësim i përbashkët dhe bashkëpunimi për luftimin e tij është i domosdoshëm.

    Të dyja palët u pajtuan që t’i angazhojnë departamentet përkatëse të të dyja Ministrive për bashkëpunim të ngushtë për procesin e integrimeve evropiane dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!