×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali rrah nënën në Gjilan, arrestohet nga policia

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 8:49

    Një person është arrestuar dje në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.


    Sipas policisë, dje rreth orës 17:40, një grua nga Gjilani ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Gjilan19.04.2021-17:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i sajë i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!