Demokracia në Veprim ka mbajtur një konferencë për media.
Me këtë rast, Eugen Cakolli, nga DnV ka thënë se deri në orën 16:00 kanë votuar 37.3 për qind e qytetarëve.
Ai ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar, në periudhën e njëjtë, sot raportohet numër më i madh i personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.
Canollo ka deklaruar se komunat me shumicë serbe vazhdojnë të kenë numrin më të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim. Pas tyre, Prishtina dhe Ferizaji.
“Sipas raportimeve, deri më tani 37.3 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim, e cila si përqindje në të njëjtën periudhë kohore krahasuar me vitin 2019 është më e lartë. Rajoni i Prishtinës dhe Ferizajit kanë përqindjen më të madhe të daljes në votim mbi 40 për qind, në komunat me shumicë serbe vazhdon të jetë më e lartë se në pjesën tjetër të vendit me mbi 50 për qind. Rajoni i Prizrenit ka daljen më të ulët”, ka deklaruar Cakolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.