×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy çanta me plot para ju kapen të arrestuarve në Ministrinë e Bujqësisë

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 12:26

    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm zhvilloi një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna.


    Policia e Kosovës në mëngjes shkoj në zyret e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ku arrestoi ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha, dhe tre zyrtarë tjerë.

    Policia bastisi edhe shtëpitë e personave të dyshuar.

    KOHA raporton se dy çanta të mbushura plot me kartëmonedha euroshe është sekuestruar nga Policia e Kosovës në aksionin e nisur sot në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve sot.

    Ndërkohë mediat raportojnë se në përgjithësi deri tani janë arrestuar 12 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

    Aksioni në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë ka përfunduar dhe policia pritet më vonë të japë detaje të hollësishme për aksionet që kreu sot, lidhur me zyrtarët që u arrestuan dhe dyshimet që bien mbi ta. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!