×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të arrestuar në Gjakovë, dyshohen për transplantim e trafikim të organeve

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 22:17

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në qytetin e Gjakovës pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve.


    Të arrestuarit janë me inicialet (A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare), shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë.

    Pas ndërmarrjes së këtij plani ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet (A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare) nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikim i Organeve dhe Qelizave njerëzore, si dhe Bashkëkryerja, sipas kodit penal të RKS-së.

    Nga autoritetet kompetente janë sekuestruar edhe dokumentacione të ndryshme lidhur me rastin për procedura të mëtejme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!