×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni në Prishtinë

    Dy të arrestuarit për fajde në Lipjan janë babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 11:37

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer mbrëmë një aksion në rajonin e Prishtinës, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar për fajde dhe shtyje në vetëvrasje të një 37-vjeçari nga Lipjani, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net mëson se dy të dyshuarit janë babë e bir nga Lipjani, Skender dhe Albion Tasholli, të cilët janë babai dhe vëllai i asamblistes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Lipjanit, Albiona Tasholli.

    Albiona Tasholli ka lidhje të afërta me kryetarin aktual të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

    Madje, asamblistja e LDK-së shpeshherë është parë edhe afër kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

    Ndryshe, sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohet për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

    Ndërkohë rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se viktima është gjetur pa shenja jete në Graçanicë.

    Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale pas problemeve që kishte me dy të dyshuarit Tasholli, e që motivi dyshohet të lidhet me fajde.

    Po ashtu Policia është në kërkim edhe të një personi të tretë, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast.

    Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!