Policia e Kosovës konfirmoi pasditen e sotme për Gazetën Online Reporteri.net se një person anonim i ka thirrur dhe i ka njoftuar se ka vënë mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve.
U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.
Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet përkatëse.
‘Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, njofton PK-ja.
Policia: Morëm telefonatë anonime për vendosjen e bombës në Stacion të Autobusëve
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.