×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 14:06
    Foto ilustrim

    Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në fshatin Gërlicë të Ferizajt, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, Policia njofton se është identifikuar i dyshuari R.H., 36-vjeçar dhe të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në rast.

    Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin R.H ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

    I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftim.

    Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!