×
  • Lajme
  • Lajme

    E çuditshme: Në mes të qytetit, si ‘kapadai’ me armë në krah

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 21:24

    Se Gjilani është “nëna” e gjërave të pazakonta, e dëshmon edhe një ngjarje që ka ndodhur sot në këtë qytet.


    Një person është parë duke bredhur rrugëve të këtij qyteti me armë në krah, duke mos u brengosur fare për shqetësimet apo reagimet e njerëzve, shkruan Reporteri.net

    Personi në fjalë mësohet të jetë një roje pylli, por sidoqoftë kjo nuk e zhbën faktin se arma i shërben në mal e jo në qytet.

    Kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e qytetit të cilët kanë hasur në të, duke shkaktuar frikë tek ta.

    Nuk është mësuar ende identiteti i personit në fjalë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!