×
  • Lajme
  • Lajme

    E frikshme: Në këtë gjendje të mjerë ishte aeroplani që shkaktoi incidentin me kosovarë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 20:05

    121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes janë tronditur mbrëmjen e së dielës me destinacion Basel-Prishtinë. 10 prej tyre morën edhe lëndime gjatë këtij udhëtimi, të cilët u dërguan më pas në qendrën spitalore të Basel-it për trajtim.


    Në disa fotot të siguruara nga Reporteri.net shihet se si aeroplani brenda është në një gjendje të rëndë.

    Fotot e mëposhtme tregojnë se si ky aeroplan është thuajse i demoluar brenda dhe në ca foto shihet se janë bërë ndreqje në vendet ku është dëmtuar.

    Kujtojmë se pasagjerët kanë rrëfyer për tmerrin e madh që kanë përjetuar gjatë natës së kaluar, ata kanë thënë se kanë shikuar vdekjen me sy gjatë atyre minutave, dhe se ulja emergjente e aeroplanit për ta është sikur të lindin për herë të dytë.

    Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike-KHAIA, që vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit, ka njoftuar se aeroplani ka hasur ne turbulenca (stuhi) ne territorin e Malit të Zi, piloti ka kërkuar ndryshim te Nivelit te Fluturimit (FL 340).

    Kujtojmë se i njëjti aeroplan ka pasur incident edhe muajin e kaluar, pasi ishte detyruar të ulej në Zabreb. Bëhet fjalë për udhëtimin Stuttgart-Prishtinë të datës 29 maj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!