Është mbledhur Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga partia e tyre.
Në fotografinë e realizuar nga Reporteri.net shihet se pranë zyrave të LDK-së kanë arritur kreu Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa (ministër në detyrë në qeverinë Kurti) e zyrtarë tjerë të partisë, shkruan Reporteri.net.
Por aty nuk shihet Vjosa Osmani, që është nënkryetare e Kuvendit nga LDK, e cila hapur ka shprehur qëndrimin e saj kundër formimit të një qeverie të re me AAK-në e NISMA-n.
Osmani edhe ditë më parë kritikoi partinë e saj, duke thënë se që prej kohësh ajo nuk ftohet në takime ku vendoset për LDK-në.
“Jo, jam plotësisht e painformuar. Sot dëgjova që qenka edhe një takim ku unë nuk jam ftuar. Pra, ka shumë takime që nuk jam ftuar. Pra, ju më shumë mund të dini se unë. Nuk kam diskutuar me askënd, e askush nuk ka diskutuar me mua”, ka thënë Osmani ditë më parë.
Mirëpo, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, theksoi dje se Vjosa Osmani e ka vendin në LDK dhe partia nuk do ta trajtojë ndryshe atë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.