Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se Avdullah Hoti është propozuar nga Kryesia për kandidat për kryeministër.
Ai ka thënë se është diskutuar edhe Kujtim Shala e Lutfi Haziri, mirëpo të gjithë në fund kanë vendosur për Hotin, shkruan Reporteri.net.
“Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, për Kujtim Shalën, për Lutfi Hazirin, por me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet për kryeministër”, ka thënë Mustafa.
Ndërkohë, Mustafa ka thënë se Kryesia ka kërkuar që ai të merr këtë detyrë, mirëpo thotë se ka refuzuar për shkak të shëndetit.
“Për mos m’i mbet borxh kryesisë, ishte kërkesë që unë si kryetar ta marrë kët përgjegjësi në këtë kohë. Unë para kryesisë thash se nuk jam në gjendje, jo pse nuk e dëshiroj sepse mendoj se vendi është në gjendje të rëndë nga pandemia por edhe nga dialogu. Pra, si kryetar i LDK nuk do ta refuzoja. Mirëpo, duke u nisur nga nevoja që të kujdesem për shëndetin tim, pra po ju them se kam nevoja të mëtutjeshme për shëndetin, e luta kryesinë që të kenë konsideratë kësaj radhe”, ka shtuar ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.