Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një orë në Mitrovicë, ku dyshohet për një person të lënduar nga thika.
Sipas informacioneve, ai është larguar nga vendngjarja pasi kreu sulmin ndaj dy familjarëve, ndërkohë që Policia po e kërkon.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë Gazetës Online “Reporteri.net” se i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Ai tha se Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestonin e personit të dyshuar”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.